Lojtarët njoftohen për Sarrin, Hysaj shihet si blerja e parë nga trajneri i ri i Juves

Lojtarët njoftohen për Sarrin, Hysaj shihet si blerja e parë nga trajneri i ri i Juves
Elseid Hysaj, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare u lakua gjatë gjithë sezonit të fundit, se mund t’i bashkohej Chelsea, për shkak të insistimit të ish-trajnerit të tij.

Pas shkarkimit të Allegri , lojtarët e Juventus sipas medieve të huaja janë njoftuar që trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, do të jetë trajneri i tyre në sezonin e ardhshëm.

Sarri sapo festoi me ekipin e tij londinez fitimin e trofeut të Europa League,

Sipas “Daily Mail”, Juventus është i gatshëm të paguajë 5.7 milionë euro për të liruar Sarrin nga kontrata e tij me Blutë.

Me zyrtarizimin e Sarri në stolin e Juves, pritet që prej tij të përpilohet edhe lista e lojtarëve që do të afrohen gjatë verës.

Mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj, i pëlqyer i Sarrit, besohet se do të jetë një ndër përforcimet e para.

Hysaj është në kontratë me Napolin edhe një vit, por nuk është i preferuari i Ancelotti. Për një shifër nga 20 deri në 25 mln euro, kalimi i tij te Juve për të blinduar mbrojtjen shihet një investim i papërfillshëm për buxhetin dhe ambiciet e bardhezinjve në Champions.

Kësisoj, Hysaj që aktualisht është pjesë e Kombëtares shqiptare, sezonin tjetër me gjasa do ta nisë krah yllit portugez të Juves, Cristiano Ronaldo.

loading...
loading...