Lexoni sot, e Premte 3 Maj 2019 në gazetën “Albanian Free Press”

Lexoni sot, e Premte 3 Maj 2019 në gazetën “Albanian Free Press”
OPOZITA BËN FAKT TË KRYER IKJEN E RAMËS

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, tha dje se vendi ndodhet në kolaps total të demokracisë dhe shpall planin për krijimin e një qeverie tranzitore. Kërkohet kabinet qeveritar teknik, pa emra nga politika. Caktohen 10 detyra që synojnë përgatitjen e zgjedhjeve të parakohshme bashkë me ato lokale, pas disa muajsh

 

KRYEMINISTRI

Protestat e opozitës, Rama: Burg kush bllokon rrugët

Rama e cilësoi jehonën e samitit të Berlinit si famëkeqe, duke përfshirë në kritikat e tij, si Shqipërinë ashtu dhe Kosovën: “Nuk kisha parë kurrë në parë keqinformim dhe keqpërdorim më të madh politik, mediatik të një ngjarjeje politike ndërkombëtare, ku kam qenë pjesëmarrës, sesa tërësia e marrëzive e ligësive që e shoqëruan dhe e pasuan në pasqyrat e medias shqiptare, në Tiranë dhe në Prishtinë këtë Samit”.

 

INTERVISTË ME “ALBANIAN FREE PRESS”

Deputeti i PS, Andrea Marto: Opozita i ka hyrë një aventure të rrezikshme

Shqipëria është përfshirë nga një krizë politike e cila po vazhdon prej disa muajsh. Në 30 qershor janë parashikuar zgjedhjet lokale, por opozita konfirmoi se nuk do të marrë pjesë. Ajo madje siguron se nuk do të lejojë zhvillimin e tyre nëse ajo nuk merr pjesë. Opozita thotë se kusht për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale është krijimi i një qeverie teknike transitore që të përgatisë edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

 

INTERVISTË ME “ALBANIAN FREE PRESS”

Prof. Enver Bytyçi: Protestat do të përshkallëzohen, sepse opozita s’ka rrugë tjetër

Analisti i njohur politik, Prof. Enver Bytyçi, komenton zhvillimet e fundit politike në Shqipëri. Shqipëria është përfshirë nga një krizë politike e cila po vazhdon prej disa muajsh. Në 30 qershor janë parashikuar zgjedhjet lokale, por opozita konfirmoi se nuk do të marrë pjesë.

 

KOMENT

NË MOSHËN E KRIZËS

Nga FRROK ÇUPI

Politika është si gruaja, njësoj si qenia njerëzore; fazat e moshës e venë para të papriturave. Ndërsa politika e ka më të lehtë se vetë njeriu: Politika e shikon veten në krizë dhe tërhiqet, shkon në punën e saj; njeriu nuk ka shumë gjë në dorë... Por kjo ndodh në shoqëritë dhe politikën e përparuar të kombeve perëndimorë.

Në vendin tonë po vuajmë moshën e partive të opozitës: PD dhe LSI e kanë mbyllur ciklin e jetës, por nuk kthehen në jetë humane.

 

SUPLEMENT EXTRA

Valbona Halili: Unë dhe muzika, dy të dashuruar pa pengje mes nesh

Flet këngëtarja e njohur e këngës popullore të Shqipërisë së Mesme, Valbona Halili: "Muzika e Shqipërisë së mesme është një perlë e tabanit kombëtar

 

SHOWBIZ

Seksi me të bardha!

Jonida Vokshi në stil hip-hop

 

PËRSIATJE

PROFESIONISTËT!

Nga JUELA MEÇANI