Lexoni sot, e Mërkurë 8 Maj 2019 në gazetën “Albanian Free Press”

Lexoni sot, e Mërkurë 8 Maj 2019 në gazetën “Albanian Free Press”
“INTEGRIMI DHE POLITIKA E JASHTME, KU GABON RAMA”

INTERVISTA/ Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, thotë se kryeministri ndodhet në momentin e tij më të vështirë. Shpjegon pse imazhi dhe besueshmëria e Ramës sipas saj, janë në pikën më kritike. Pse shkrirja e disa ministrive ishte e gabuar dhe si humbën shumë kapacitete njerëzore dhe ekspertizë në fushën e integrimit evropian. Dhe si u ul rëndësia e procesit duke drejtuar me zv/ministër. Alarmi i ish-deputetes së LSI se “vendi po qeveriset nga një parti e vetme, duke bërë që të rrëshqasë drejt autokracisë që po na largon nga Europa”

 

INTERVISTË

BE nis tërheqjen, thirrja e Sorekës: Koha që partitë të gjejnë një kompromis

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca: “Dy Këshillat janë ngritur, 130 prokurorë dhe gjyqtarë kanë kaluar në veting, 25 kandidatë të SPAK-ut do të zgjidhen tani, pritet dhe që anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të zgjidhen së shpejti, kurse 53 gjyqtarë të rinj janë zgjedhur javën e kaluar nga Shkolla e Magjistraturës. Pra, reforma e drejtësisë është duke ecur përpara, është e pakthyeshme”

 

KUVEND

Nuk ndalen dezertimet në PD, rezervat e listës shtojnë deputetët e rinj

Gjithmonë e më shumë deputetë të ulur në sallën e seancave plenare të Kuvendit. Kjo është pamja që po ofron nga java në javë “harta” e re parlamentare e vendit, teksa kandidatë të rinj nga listat shumëemërore të opozitës po pranojnë të marrin mandatet e lëna prej ish-deputetëve të saj. Kështu, vetëm ditën e djeshme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që t’u japë mandatin tre deputetëve të rinj nga listat e Partisë Demokratike.

 

PROTESTA E 11 MAJIT

Basha, Ramës nga Shkodra: I ke orët e numëruara!

“Ia them qartë e prerë: I ke orët e numëruara!”. Me një paralajmërim të tillë, Basha i është drejtuar dje nga Shkodra kryeministrit Edi Rama. Duke i rikujtuar në të njëjtën kohë atij edhe protestën e parashikuar prej opozitës mbrëmjen e 11 majit. Në kuadrin e saj ai ka drejtuar thirrje publike ndaj mbështetësve të opozitës për pjesëmarrje, duke synuar sipas tij largimin nga pushteti të tiranisë dhe krimit.

 

REKTORI I UT

Meta riktheu Konin, Shahini: Mbështeti shkelësin e ligjit

Reagon presidenca duke i kujtuar ministres së Arsimit se duhet të mbajë përgjegjësinë e saj të plotë për zbatimin e Reformës në Arsimin e Lartë dhe nëse nuk është dakord me argumentet ligjorë të bëra publike nga Presidenti, të ndjekë procedurën që dikton ligji, përtej retorikave boshe.

 

DOSSIER EKSKLUZIV

Sovjetikët, notë proteste Shqipërisë: Ne ju ndihmuam, na dolët armiq!

“Albanian Free Press” publikon dokumente autentike nga arkivat e Traktatit të Varshavës, rreth krisjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe ish-Bashkimit Sovjetik

 

NDESHJA E FUNDIT, MË 1 QERSHOR

Champions League, Barcelona shkon në finalen e Madridit