Leo Messi, një kampion i lindur... por edhe një familje e lumtur (Foto)

Leo Messi, një kampion i lindur... por edhe një familje e lumtur (Foto)
“Gëzojuni ditës, të dashur!”

Është ky mesazhi që Leo Messi ndan me bashkëshorten e tij dhe tre fëmijët, duke publikuar edhe imazhe që tregojnë se përveç karrierës, ai i gëzohet edhe një familjeje të lumtur.

Leo Messi, ndaj Liverpulit shënoi golin numër 600 në karrierë, në fitoren 3-0, afruar pranë kualifikimit Barcelonën, për në finale të Champions.

Ai sapo festoi edhe titullin kampion me Barcelonën në Spanjë.