Kuvendi voton për komisionet parlamentare, "tradhëtarët" nga opozita e re marrin postet e rëndësishme

Kuvendi voton për komisionet parlamentare, "tradhëtarët" nga opozita e re marrin postet e rëndësishme
Kuvendi votoi në seancën e sotme ndryshimet në përbërjen e re të komisioneve të përhershme parlamentare pas plotësimit të vakancave me deputetë të rinj të opozitës.

Kështu, Kuvendi votoi me 92 vota pro dhe 6 abstenim Myslim Murrizin si nënkryetar të Kuvendit. Ndërkaq, deputetët e rinj të opozitës janë shpërndarë në në disa komisione parlamentare.

Postet që mori ‘opozita e re’ sot:

– Myslym Murrizi, zëvendëskryetar i Kuvendit

– Rudina Hajdari, kryetare e Komisionit të Integrimit Europian

– Fationa Dhimitri, kryetare e Komisionit të medias

– Enver Roshi, kryetar i Komisionit të Shëndetësisë

– Alban Zeneli zv.kryetar në Komisionin e Sigurisë

– Halil Jakini zv.kryetar i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese

– Korab Lita, zv.kryetar i  Komisionit të Ligjeve

– Ralf Gjoni zv.kryetar i Komisionit të  Jashtëm

/f.ç/Albanian Free Press Online/