Kuqezinjtë “dënojnë” veteranët, Cikalleshi mban në krah Kaçen (Foto)

Kuqezinjtë “dënojnë” veteranët, Cikalleshi mban në krah Kaçen (Foto)
Të grumbulluarit e trajnerit Edy Reja vijojnë përgatitjet intensive në Durrës, në vigjilje të dy ndeshjeve kualifikuese Euro 2020, në transfertë kundër Islandës më 8 qershor, dhe Moldavisë më 11 qershor në “Elbasan Arena”.

Por kuqezinjtë nuk i kanë kaluar pa humor përgatitjet për dy ndeshjet e radhës.

Gjatë stërvitjeve, të rikthyerit si Sokol Cikalleshi apo Mërgim Mavraj janë bërë edhe objekt humori.

Kështu, nga “menuja” e përgatitjeve  Sokol Cikalleshi është parë të mbajë në krah Ergys Kaçen, por lojtarët e tjerë kanë vonuar ushtrimin e tyre me qëllim që sulmuesi të lodhet sa më shumë, madje edhe e kanë kaluar me të qeshur këtë moment.

Edhe mbrojtësi Mërgim Mavraj, në ushtrimet e tij fizike për të dëshmuar se është në formë ka pasur si dëshmitarë shokët e skuadrës që i qëndronin te koka, duke i numëruar madje edhe pompat.

Gjithsesi, përmes kësaj atmosfere, nën drejtimin e Edy Reja, trajnerit që debuton kundër Islandës, Shqipëria në ndeshjen e tretë kualifikuese, pas humbjes me Turqinë dhe fitores kundër Andorrës, synon që të shmangë një humbje të dytë.

loading...
loading...