Kultivonin kanabis në Librazhd, një i arrestuar dhe një në kërkim

Kultivonin kanabis në Librazhd, një i arrestuar dhe një në kërkim

Një 18-vjeçar nga Librazhdi është kapur nga forcat e policisë, akuzuar për kultivim kanabisi dhe është shpallur në kërkim një person tjetër.

I riu me iniciale E.S, banues në Tiranë së bashku me një shtetas tjetër kishin kultivuar fara kanabis në kubikë dhe po përgatiteshin për ti kultivuar në tokë.

Gjatë kontrollit, autoritetet gjetën dhe sekuestruan rreth 160 kubikë dhe fidanë kanabis.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Mëxixë, shtetasi P.I, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".

Njoftimi i policisë:

Librazhd

Vijon kontrolli i pandërprerë i territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Në vijim të kontrollit të territorit si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë policore se në një zonë të pyllëzuar në njësinë Administrative Orenjë, Librazhd dy shtetas kishin kultivuar fara kanabis në kubikë dhe po përgatiteshin për ti kultivuar në tokë, shërbimet e Komisariatit Librazhd ushtruan kontroll, ku gjetën dhe sekuestruan rreth 160 kubikë dhe fidanë kanabis.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit E.S., 18 vjeç, banues në Tiranë , si dhe u shpall në kërkim edhe një person tjetër si autorë të dyshuar të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Mëxixë, shtetasi P.I, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës"

Vijon puna intensive për kapjen e autorëve si dhe dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.

loading...
loading...