KUALIFIKIMI/ Ferdinand zbulon shanset e Totenhem

KUALIFIKIMI/ Ferdinand zbulon shanset e Totenhem
Rio Ferdinand beson se Tottenham ka ende shpresë për të arritur finalen e  Champions, pavarësisht se e humbi ndeshjen e parë 1-0 me Ajaks.

Edhe pse  “Spursat” prodhuan një performancë mediokre ndaj Ajaks, të martën në mbrëmje, që holandezët e fituan 1-0 me gol të Donny van de Beek, të besuarit e Mauricio Pochettino dhanë shenja jete në pjesën e dytë dhe kanë shpresa kualifikimi në ndeshjen e kthimit.

Kështu beson legjenda e Manchester United, Rio Ferdinand.

Sipas tij, Totenhem ka treguar se është në gjendje të marrë rezultatin e duhur, edhe pse pranoi që në pjesën e parë Ajaksi ishte fantastik.

Rikthimi i Harry Kane dhe i Son Heung-min, në ndeshjen e kthimit, mund të shtojë shanset, ndërsa mesfushori i Tottenham, Christian Eriksen, pranoi se Totenhem e humbi ndeshjen e parë, pasi miqtë dhuruan spektakël në 45 minutat e parë të lojës.

Edhe ai beson se ndryshimi që u pa në pjesën e dytë ka shtuar besimin e ndonjë kualifikimi të mundshëm.