“Kriza politike mes partive politike, ne nuk do bëjmë ndërmjetësime”

“Kriza politike mes partive politike, ne nuk do bëjmë ndërmjetësime”
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogerini u pyet dje nga gazetarët shqiptarë në konferencën me kryeministrin Edi Rama nëse do të negocionte për të zgjidhur krizën mes partive politike në Shqipëri. Por ajo tha se roli i saj nuk është aspak për të hyrë në negociata me partitë.

“Nuk është qasja jonë të bëjmë ndërmjetësime. Asnjëherë nuk hyj në ndërmjetësime ndërmjet partive politike në një vend të caktuar, qoftë brenda apo jashtë Bashkimit Evropian, këtë duhet ta bëjë politika e brendshme dhe roli i BE-së është të ketë marrëdhënie me të gjithë dhe unë i përmbahem në mënyrë të rreptë. Nuk kam bërë negociata në 2017-tën as këtu dhe as në vendet e tjera”, tha Mogherini.