Krimi nuk ndalet në Vlorë, një i ri përballet me tmerrin e plumbave në atentat

Krimi nuk ndalet në Vlorë, një i ri përballet me tmerrin e plumbave në atentat
Momente të frikshme për një djalë të ri në Vlorë, pasi u përball tek Ura e Mifolit nga atentatorë që kishin për synim t’i merrnin jetën me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur "Ura e Mifolit" Novoselë, ku në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi Romeo A., 33 vjeç, banues në Vlorë.

Nën breshërinë e plumbave, duket se i riu ka dashur t’i shpëtojë plagëve vdekjeprurëse ndaj ka devijuar makinën dhe pasi ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga ka pësuar lëndime fizike.

Policia tha se i riu është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes (foto) dhe po kryen hetimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave.

Ndërsa po punohet nëpërmjet kontrollit të territorit dhe veprimeve të tjera hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Atentatet me armë zjarri janë shtuar shumë kohët e fundit në Vlorë. Vetëm pak ditë më parë, në kalimtar mbeti i plagosur në qytet, pasi atentatorë hapën zjarr ndaj një të riu që ishte shënjestra i tyre.

Më herët në Vlorë ka pasur dhe disa ngjarje të tjera kriminale me pasoja fatale.

Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku e cila kandidon për një mandat të ri, deklaroi këtë javë që u mbyll në një intervistë televizive se Vlora është rajoni me problematikë dhe fluksin më të lartë kriminal, por refuzoi të shpjegojë arsyet e kësaj dukurie shqetësuese. /afp.al/

 

loading...
loading...