Krijohet harta digjitale topografike per zhvillimin urban në Shqipëri

Krijohet harta digjitale topografike per zhvillimin urban në Shqipëri
Qeveria japoneze po mbështet Shqipëria në krijimin për herë të parë të hartave digjitale topografike të standardeve bashkëkohore, që i vijnë në mbështetje zhvillimit të qëndrueshëm dhe afatgjatë sektorëve ekonomiko-socialë të vendit.

Që nga viti 2017, qeveria shqiptare në bashkëpunim me qeverinë e Japonisë, përmes Agjencisë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar (JICA), mbështesin Autoritetin Shtetëror për Informacionin Gjeohapacin (ASIG), për të zbatuar "Projektin për Informacionin Gjeohapësinor dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm të Tokës në Zonën Tiranë-Durrës".

Projekti synon të përmirësojë kapacitetin e stafit të ASIG dhe të prodhojë hartën digjitale topografike (1:2000) në zonat e Tiranës dhe Durrësit  bazuar në njohuritë dhe teknologjitë e transferuara nga ky projekt.

Në verën e vitit 2018, projekti mundësoi për ASIG-un një sërë pajisjesh për hartografinë digjitale, në shumën prej 300.000 euro, të tilla si kompjutera, softuerë të hartave, ekranë, printera lazer me ngjyra për printimin e hartave digjitale.

Gjithashtu, stafi i ASIG është specializuar përmes trajnimit të përditshëm në vendin e punës dhe kurseve të trajnimit gjeohapësinor në Japoni.

Ambasadori i Japonisë në vendin tonë Makoto Ito, tha se "shumë punë janë realizuar gjithashtu, verifikimet në terren tashmë kanë përfunduar, janë prodhuar fotografitë e para ajrore të Tiranës dhe të Durrësit dhe është krijuar një mostër e hartave topografike digjitale".

 

loading...
loading...