KOSOVË/ Protestë e paligjshme, arrestohet bashkëshorti i ministres Besa Shahini

KOSOVË/ Protestë e paligjshme, arrestohet bashkëshorti i ministres Besa Shahini
Deputeti Dardan Mulliqaj është arrestuar në banesën e tij në Kosovë.

Lajmi është bërë i ditur nga Partia Socialdemokrate e Kosovës, e cila deklaron se arrestimi është i paligjshëm pasi deputeti nuk ka qenë i njoftuar më parë për seancë apo për paraqitje në gjykatë

“Molliqaj është arrestuar nën arsyetimin për pjesëmarrje në protestën për lirimin e deputetit Albin Kurti, në vitin 2015. Arrestimi i deputetit në fjalë ka qenë në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut dhe në shkelje të plotë të procedurave ligjore. Për këtë arsye, ajo protestë ka qenë e drejtë dhe e nevojshme”, thuhet në njoftimin zyrtar të partisë që përfaqësohet në parlament nga deputeti i arrestuar.

“Sot, konform detyrimit ligjor, policia ka realizuar një urdhër arrest të Gjykatës Themelore në Prishtinë, respektivisht Departamenti i Përgjithshëm. Urdhër – arresti është e nxjerrë me datën 12.05.2019, dhe në të janë specifikuar detyrimet, për policinë, që i pandehuri D.M, të dërgohet në Objektin e Pallatit të Drejtësisë, saktësisht në Prokurorinë themelore”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

PSD ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të deputetit Mulliqaj, pasi “në një shtet të së drejtës respektohet liria për protestë dhe kritikë”.

Dardan Mulliqaj është martuar vetëm pak muaj më parë me ministren e Arsimit të Shqipërisë, Besa Shahini, pasi është divorcuar nga bashkëshortja e parë me të cilën ka një vajzë..

Të dy politikanët vijnë nga radhët e formacionit politik “VETËVENDOSJE”. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

loading...
loading...