Komisioneri Hahn me nota "pesimizmi" për negociata: Një pamje flet më shumë se njëmijë fjalë

Komisioneri Hahn me nota "pesimizmi" për negociata: Një pamje flet më shumë se njëmijë fjalë
Gjatë një interviste për Deutsche Welle, komisionari për zgjerim Johannes Hahn deklaroi se imazhi aktual i vendit i redukton premisat për hapjen e negociatave në qershor.

“Natyrisht. Imazhi që lë një vend ka ndikim shumë të madh te vendimmarrësit në Bashkimin Evropian. Këta janë përfaqësuesit e popullit dhe qytetari i thjeshtë që shikon pamjet e transmetuara në televizion e ka të vështirë ta kuptojë kur dëgjon se ky vend na qenka gati për të filluar bisedimet e anëtarësimit në BE. Pra, edhe një herë apeli im për përgjegjësit është që të jenë të vetëdijshëm për këtë situatë dhe se dihet që një pamje flet më shumë se njëmijë fjalë”, tha Hahn.

Zyrtari i lartë i Bashkimit Evropian thotë se është detyrë e qeverisë që t'i afrohet opozitës dhe detyrë e opozitës që të vetëpërfshihet në mënyrë konstruktive.

Në rastin e Shqipërisë, dhe kjo vlen edhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, mendoj se është perspektiva evropiane motivi kryesor dhe në këtë drejtim unë mund t'i inkurajoj të gjithë përgjegjësit politikë që t'i kthehen punës parlamentare. Është detyrë e qeverisë që t'i afrohet opozitës dhe detyrë e opozitës që të vetëpërfshihet në mënyrë konstruktive, kritike por edhe të angazhuar. Kemi të bëjmë edhe me imazhin që jep Shqipëria në planin ndërkombëtar”, deklaroi Hahn.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

 

loading...
loading...