Komisioner Hahn: Vendimi për Shqipërinë, do të merret para verës

Komisioner Hahn: Vendimi për Shqipërinë, do të merret para verës
Gjatë takimit me deputetët e Bundestagut gjerman, komisionari për zgjerim Johannes Hahn deklaroi se vendimi për negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të merret para verës.

Në disa statuse në Twitter, Hahn thotë se gjatë takimit me deputetët gjermanë është rënë dakord që BE duhet të ndjekë axhendën e zgjerimit."Pranimi i progresit objektiv nga partnerët është sinjal pozitiv për të gjithë rajonin", shkruan Hahn.

Ndërsa ministri gjerman Michael Roth thotë se stabiliteti dhe siguria në Ballkanin Perëndimor janë për BE dhe Gjermaninë me interes të madh.

"Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë tashmë një marrëveshje të madhe në rrugën e tyre drejt BE", shkruan Roth.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

loading...
loading...