Kombëtarja, vizitë surprizë në Shtëpinë e Foshnjës në Durrës

Kombëtarja, vizitë surprizë në Shtëpinë e Foshnjës në Durrës
Ekipi kombëtar ka vizituar ditën e sotme Shtëpinë e Foshnjës në Durrës.

Trajneri Reja, së bashku me ndihmësit Bulku, Salihi, Porrini, dhe lojtarët Berisha, Mavraj, Hysaj, Lenjani, Cikalleshi dhe Roshi shpërndanë dhurata për të gjithë fëmijët.

Me kontributet e të gjithë lojtarëve ishin blerë disa pajisje elektro-shtëpiake që ndihmojnë sadopak në përmirësimin e kushteve për fëmijët e kësaj shtëpie.

Në një atmosfere festive lojtarët dhe stafi teknik iu bashkuan fëmijëve të cilët kishin përgatitur një festë për 1 Qershorin. Ishte shumë emocionuese dashuria e vogëlushëve kur u takuan me mysafirët e kësaj qëndre.

loading...
loading...