Komandanti i ushtrisë letoneze: Jemi të paqartë pse ndodhi

Komandanti i ushtrisë letoneze: Jemi të paqartë pse ndodhi
Kalinis njoftoi se policia vendase dhe Forcat e Armatosura kanë nisur hetimet mbi shpërthimin

Pas vdekjes së nëntetares shqiptare, 32-vjeçare Zarife Hasanajt ka reaguar edhe Komandanti i Forcave të Armatosura në Letoni, Leonid Kalinis. Në një dalje për mediat, Kalinis informoi mbi atë ç’ka u regjistrua mëngjesin e së hënës në bazën Adazi.

Ai tha se ende është e paqartë se si ka ndodhur shpërthimi i minës, që i mori jetën 32 vjeçares shqiptare. Kalinis njoftoi se policia vendase dhe Forcat e Armatosura kanë nisur hetimet mbi shpërthimin.

Ndërsa hetimi është në proces, është ndërprerë trajnimi në bazën ushtarake në Adazi, derisa të përcaktohen shkaqet e asaj ç’ka ndodhi.

“Ka një trajnim intensiv në luftën e Adazit, ky ishte një nga ato që ndodhi një në 10 milionë - një incident tragjik. Një hetim rigoroz do të nisë për momentin. Kam urdhëruar një inspektim të plotë në depon për të gjetur mina ende të paeksploruara, deri atëherë nuk do të ketë  më trajnime”, u shpreh Kalinis.

I pyetur nëse viktimat dhe familja e të ndjerës do të kompensohen, Kalnins tha se kompensimi do të paguhej në përputhje me ligjin shqiptar. Po ashtu ai njoftoi se Letonia shpreh gatishmërinë për të transportuar në atdhe trupin  e të ndjerës.

Komandanti i NAF-it letoneze dhe kolonel kanadez, Josh Major në konferencën e mbajtur shprehën ngushëllimet më të thella ndaj Shqipërisë dhe familjeve së viktimës dhe të plagosurve.