Koka e klanit mafioz të kokainës në Itali, kapet në Tiranë 29-vjeçari (emri)

Koka e klanit mafioz të kokainës në Itali, kapet në Tiranë 29-vjeçari (emri)
Një 29-vjeçar është arrestuar në Tiranë gjatë ditës së sotme i dyshuar si kreu i një klani mafioz në Itali.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat italiane të cilat zbulojnë se shqiptari është Klejdi Abdyli, 29 vjeçar.

I riu dyshohet se ishte kreu i grupit të trafikut të kokainës në Pescara, San Donato.

Në momentin e arrestimit shqiptarit i janë gjetur rreth 1.2 kilogramë kokainë e pastër, ndërsa në janar të vitit 2018 ai kishte arritur t'i shpëtonte autoriteteve, të cilat me këtë rast kishin arrestuar 11 persona të tjerë për paraburgim dhe drogë.

Gjatë hetimeve ushtarake, rreth 2 kilogramë kokainë u konfiskuan në tregjet Rancitelli dhe San Donato në Pescara ku në pranga përfunduan 18 persona.

Hetimet e mëvonshme më pas kanë lejuar gjetjen e personit të kërkuar në Shqipëri.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

loading...
loading...