Kjo është 29-vjeçarja që humbi jetën në misionin e NATO-s, shpërthimi i minës i mori jetën në Letoni

Kjo është 29-vjeçarja që humbi jetën në misionin e NATO-s, shpërthimi i minës i mori jetën në Letoni
Kjo është nëntetarja Zarife Hasanaj, e cila humbi jetën në një incident tragjik në Letoni.

Shpërthimi i një mine i mori jetën 29-vjeçares, ndërsa u plagosën dy kolegë që punonin me të.

“Një grup i kontigjentit të asgjësimit të municioneve dhe lëndëve eksplozive, gjatë kryerjes së detyrës së tyre, sot në ora 9.10 (ora 10.10 me orën lokale) janë dëmtuar nga shpërthimi i disa municioneve të paplasura. Ngjarja ka ndodhur gjatë kryerjes së detyrave luftarake, në bazën e NATO-s ku ishte zhvilluar një stërvitje ushtarake e një prej aleatëve”, tha sot Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral Bardhyl Kollçaku.

Në një sërë fotosh të publikuara në rrjetet sociale, tregohet edhe jeta e vajzës së re që kishte zgjedhur karrierën ushtarake.

Foto plot dritë dhe buzëqeshje të Xipes që e donte jetën, por që iku në lule të moshës. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google