Këshilli i Emërimeve në Drejtësi shqyrton kandidatët e tërhequr dhe të ndaluar për në Gjykatën Kushtetuese

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi shqyrton kandidatët e tërhequr dhe të ndaluar për në Gjykatën Kushtetuese
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) në mbledhjen e zhvilluar shqyrtoi rastet e kandidatëve të tërhequr nga kandidimi, për vendet vakante për Gjykatën Kushtetuese.

Gjithashtu shqyrtoi rastet për gjetjet e deritanishme, në procedurën e verifikimit të disa prej kandidatëve për vendet vakante për Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Pas shqyrtimeve KED vendosi Përfundimin e Procedurës së Verifikimit, Vlerësimit, Pikëzimit dhe Renditjes së Kandidaturës për 5 kandidatë dhe ndalimin e kandidimit për 5 kandidatë të tjerë, në vendet vakante ekzistuese.

Kandidatët e tërhequr nga kandidimi, për të gjitha pozicionet janë renditur: Alban Brati, Irena Reso, Theodhori Sollaku, Genci Ismaili dhe Avni Shehu.

Kandidatët e ndaluar nga kandidimi janë renditur përkatësisht: Ardita Alsula, Denar Biba, Kristaq Traja, Vasil Bendo dhe Kostandin Kazanxhi.

Vendimet për përfundimin e procedurës së verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidaturës, si edhe aktet përkatëse të kandidatëve për tërheqje dhe vendimet për ndalim nga kandidimi, do të publikohen të arsyetuara në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...