Kërkon kupën me çdo kusht, autobusë falas për tifozët nga Kukësi, Kamza dhe Durrësi drejt Elbasanit

Kërkon kupën me çdo kusht, autobusë falas për tifozët nga Kukësi, Kamza dhe Durrësi drejt Elbasanit
Kukësi kërkon me çdo kusht ta mbylle me trofe sezonin, teksa të dielën do të përballet me Tiranën në finalen e Kupës së Shqipërisë.

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, ka vendosur t’ua sigurojë udhëtimin falës të gjithë mbështetësve verilindorë, kudo ndodhen. Në një njoftim në faqen zyrtare, klubi i Kukësit sqaron të gjithë tifozët se nga qytetit verilindor do të nisen autobusë për aq tifozë sa të ketë, katër nga Kamza dhe 1 nga Durrësi. Kjo për faktin se në Kamëz e Durrës jetojnë me shumicë kuksianët, prandaj për të qenë në mbështetje të ekipit të tyre ditën e ndeshjes drejt Elbasanit do të nisen autobusë falas.

Por po ashtu edhe Tirana pritet të bëj një organizim të tillë. Ndryshe nga Tirana, Kukësi është më në presion të trofeut, pasi objektivat i kishte më të larta. Në rast se Kukësi nuk ngre trofeut e kupës, është paralajmëruar jo vetëm largimi i trajnerit Ernest Gjoka, por edhe i pjesës dërrmuese të lojtarëve.  Tirana i shpëtoi rënies nga kategoria me mbylljen e kampionatit dhe më e çliruar kërkon të ngrejë trofeun, që do t’i siguronte po ashtu edhe një vend në Europa League.

loading...
loading...