“Kërcënimi” ndaj ambasadorit të OSBE-së, Borcharcdt, zëvendësministi i Brendshëm, Hodaj: Dihen frymëzuesit

“Kërcënimi” ndaj ambasadorit të OSBE-së, Borcharcdt, zëvendësministi i Brendshëm, Hodaj: Dihen frymëzuesit
Zëvendësministri i Brendshëm, Julian Hodaj në një prononcim për emisionin “Dritare me Rudinën” në “News 24”, duke folur për parullat e shkruara në pallatin ku jeton ambasadori Berndt Borchardt, deklaroi se veprimi ishte më shumë se skandaloz dhe se dihen frymëzuesit e gjestit.

“Nuk besoj se ia vlen ta flasim nëse e kemi shoqëruar me polici apo jo. Mendoj se veprimi ka prapavijë. Një grup doli dhe ka brohoritur. Nuk na bën nder, aq më tepër që vitin tjetër Shqipëria kryeson OSBE-në. Ajo që ndodhi të them skandaloze më duket pak. E mbaj mend që Basha me nënqeshje e ka kujtuar. Edhe kjo dëshmon se kush janë frymëzuesit. Shprehja e Lulzim Bashës, kur u pyet për këtë rast skandaloz, tregon se kush e ka bërë atë grafit. Grafiti ishte pasi OSBE tha se protesta e opozitës përmbante dhunë kriminale. Kjo është tepër e qartë tashmë”, tha Julian Hodaj, zëvendësministër i Brendshëm.

Sipas tij, parullat janë shkruar pasi OSBE ka dalë në deklaratë dhe ka dënuar dhunën e protestave opozitare.

Pak ditë më parë, në pallatin ku jeton ambasadori i OSBE në Tiranë u shkrua parulla: “Borchardt, turp të kesh” që solli edhe reagime të shumta. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...