Kapet me lëndë narkotike dhe 5 mijë euro, habit shqiptari me vendin ku e fshinte drogën

Kapet me lëndë narkotike dhe 5 mijë euro, habit shqiptari me vendin ku e fshinte drogën
Pas një operacion për zbulimin e një grupi të madh të trafikut të lëndëve narkotike policia italiane arrestoi dy persona dhe sekuestroi 720 gramë kokainë, 770 gramë hashash dhe 230 gramë të marihuanë.

Mediat italiane shkruajnë se ndër të arrestuarit njëri është një 57 -vjeçar shqiptar, banues në Faenza, me precedentë të mëparshëm penalë.

Pjesa më e madhe e drogës u gjet gjatë një kontrolli brenda shtëpisë së tij. Hashashi është ruajtur brenda disa vezëve, ku secila prej tyre mbante nga 10 gramë.

Po ashtu shqiptari kishte gjendje edhe rreth 5 mijë euro para fizike, që konsiderohen si të ardhura nga shitja e drogës. /l.k./

Marrë nga www.ravennawebtv.it