Kapet me kokainë të pastër në bodrumin e shtëpisë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

Kapet me kokainë të pastër në bodrumin e shtëpisë, arrestohet i riu shqiptar në Itali
Një shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën dhe në  garazhin e tij, iu gjetën dhe iu sekuestruan një sasi prej 431.1 gramë lënde narkotike të llojit “kokainë”, 9 gramë “marijuanë” dhe 10 gramë “canabbis-sattiva”..

Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për Eqerem Petritaj, 27 vjeç, kokaina e cilësisë së lartë që iu kap atij përllogaritet të arrijë shifrën e 40 mijë eurove në shitjen me pakicë.

Lënda narkotike do të shitej në rrugët qendrore të qytetit të Parmës.

27-vjeçari shqiptar ishte një emër i njohur për policinë e Parmës, pasi figuronte si i vënë nën vëzhgim që prej vitit 2015, për arsye se konsiderohej si i përfshirë në trafik droge. /l.k./

Marrë nga www.parmapress24.it

loading...
loading...