Jahti me turistë austriakë rrezikonte mbytjen, i shpëton ndërhyrja e Rojës Bregdetare

Jahti me turistë austriakë rrezikonte mbytjen, i shpëton ndërhyrja e Rojës Bregdetare
Një jaht me turistë austriakë ka dhënë sinjalin SOS pasi rrezikonte mbytjen tre milje larg nga bregdeti i Kallmit.

Pas kësaj u dha alarmi në kapitenerinë e Durrësit dhe nisi operacioni i shpëtimit nga rojës bregdetare.

Jahtit me flamur austriak me tre shtetas të kësaj kombësie në bord i ishte fikur motori, e shkak për këtë kishte qenë moti i keq.

Sapo kanë marrë sinjalin SOS për ndihmë, Kapiteneria e Portit ka dërguar mjetin rimorkiaror “Joni” për të shpëtuar personat që ndodhen brenda në jaht.

Anija Jon ka tërhequr drejt Portit të Durrësit jahtin dhe shpëtuar nga mbytja tre austriakët. /l.k./

Foto Google