Ja çilat janë gjërat e çuditshme që na ndodhin gjatë kohës që flemë gjumë

Ja çilat janë gjërat e çuditshme që na ndodhin gjatë kohës që flemë gjumë
Gjumi i rehatshëm dhe i qetë është jo vetëm një dëshirë po edhe domosdoshmëri pasi rikuperon energjitë për të vijuar ditën.

E megjithatë gjatë natës dhe në orët e gjumit truri përjeton gjëra të çuditshme përveç ëndrrave.

Disa kanë parë veten në ajër, disa janë zgjuar poshtë krevatit, e disa kanë dalë somnambul në mes të rrugës. Ja çfarë ndodh:

1- Paraliza e gjumit është një proces i zakonshëm dhe jo i rrallë që mund ti ndodhi çdokujt.

Truri mund të krijojë halucinacione pasi trupi nuk mund të lëvizi dhe ndodh shpesh në ëndrra kur do të ikësh me vrap por diçka të pengon dhe nuk ecën dot. Në antikitet, ky fenomen lidhej me ligësitë e shpirtrave të këqij.

Arsyeja pse ndodh është biologjike. Gjatë gjumit të thellë truri çliron një neurotoksinë e cila paralizon muskujt për mos të harxhuar më shumë energji dhe në momentin që ti çohesh trupi nuk është i aftë të lëviz dhe shkakton panik.

Përafërsisht 7% e popullsisë kanë përjetuar paralizë gjumi së paku një herë në jetë. Ata thonë kjo gjë ka më shumë gjasa të ndodhë kur fle me shpinë.

2- Halucinacione. Kur je në prag të fjetjes por në të vërtetë je ende zgjuar, sheh pamje të çuditshme. Shpesh janë të lidhura me pamje të frikshme dhe krijesa të fantazuara. Pse ndodh kjo: Kjo është një nga disa lloje të halucinacionit që mund të kenë edhe njerëzit e shëndoshë mendërisht. Fëmijët e përjetojnë më shpesh dhe për këtë ata kanë frikë të flenë. Halucinacione të tilla mund të jenë për shkak të stresit ose thjesht një imagjinatë e mirë. Pamjet e frikshme shfaqen gjithashtu edhe kur je në shtrat në gjendje të dehur.

3- Të flasësh në gjumë. Ky fenomen nuk është i rrezikshëm psikologjikisht, edhe pse mund të nxjerrë të gjitha sekretet. Burrat dhe fëmijët janë më të prirur për këtë ndodhi dhe arsyeja është stresi. Psikika e personit po përpiqet të rezistojë atë që ai ose ajo nuk pajtohet me realitetin.

/f.ç/Albanian Free Press Online/