Itali, arratisen nga burgu dy shqiptarë

Itali, arratisen nga burgu dy shqiptarë

Ervis Markja, 26 vjeç, dhe Adriatik Gega, 28 vjeç, janë dy të rinj shqiptarë që u arratisën nga burgu italian Carinola mbrëmë, pas mesnate.

Ata u arratisën nga burgu në provincën e Kasatrës, i cili deri në vitin 2013 kishte qenë i sigurisë së lartë dhe sipas mediave italiane ishte ora 2.45, kur rojet e burgut vunë re mungesën e tyre.

Ervis Markja u arrestua në janar 2016 së bashku me dy të tjerë, pas një arratisjeje në të cilën kishin sulmuar një makinë policie. Ai u arrestua në Carinola i akuzuar për vjedhje.

Adriatik Gega u arrestua në vitin 2012 në krahinën e Beneventos, i akuzuar se ishte pjesë e një bande të specializuar për grabitje në shtëpi së bashku me tre të tjerë.

Kërkimi ka filluar në zonën Casertano dhe përreth, të dy janë larguar në këmbë, por nuk përjashtohet që, duke qenë si banorë të zonës, ata mund të jenë mbështetetur nga diksuh ose mund të jenë strehuar nga të njohurit.

Gjithashtu nën kontroll janë stacionet hekurudhore dhe ato të transportit publik në përgjithësi, për hipotezën se ata mund të përpiqen të largohen me tren ose me autobus. Gjatë natës patrullat dhe pikat e kontrollit u ngritën në Carinola dhe përgjatë rrugëve kryesore të zonës.

loading...
loading...