Ish-presidenti Nishani: As prangat, as shiu dhe asgjë s’i ndal shqiptarët në kërkim të lirive të tyre

Ish-presidenti Nishani: As prangat, as shiu dhe asgjë s’i ndal shqiptarët në kërkim të lirive të tyre
Ish-presidenti i Republikës Bujar Nishani ka reaguar në rrjetin social lidhur me protestën e opozitës.

Nishani thotë se as prangat, as shiu dhe asgjë nuk ndal shqiptarët në kërkim të lirive të tyre.

“Dhjetëra mijëra përsëri në shesh kundër qeverisjes së pushtetit me bandat e krimit të organizuar. As shiu, as dhuna policore, as gazi helmues, as prangat e qelisë nuk i trembin më shqiptarët.

Shqiptarët janë ngritur në revoltë për rikthimin e lirive të tyre themelore.  Të drejtën e votës së lirë ! Shtetin e çliruar nga krimi i organizuar ! Ata që nënvlerësojnë fuqinë e popullit opozitar janë mjeranë të dështuar", shkruan Nishani. /l.k./

loading...
loading...