Ish-oficerit të Antidrogës Antonio Nazeraj i jepet azil në Holandë

Ish-oficerit të Antidrogës Antonio Nazeraj i jepet azil në Holandë
Ish-oficeri i Antidrogës në Fier Antonio Nazeraj ka fituar sot të drejtën e azilit në Mbretërinë e Holandës.

Ai ka shërbyer për 8 vite si oficer antidroge në qytetin e Fierit, ndërsa sot ai dhe familja e tij kanë marrë mbrojtje nga drejtësia holandeze.

Nazeraj së bashku me Dritan Zaganin kanë qenë pjesë të njësisë Antidrogë të Policisë Fier. Gjithashtu efektivi Nazeraj dha dorëheqjen nga policia në vitin 2017.

Në një intervistë të dhënë për mediat holandeze, Nazeraj kishte shprehur qartësisht frikën e kthimit në vendin tonë. Ai pohoi në gusht të 2018 se kishte frikë nga ekstradimi për në Shqipëri.

Ai theksoi se kur të kthehej (në rast ekstradimi) në Shqipëri do të jetë i vdekur, për shkak se ai kishte hetuar shumë grupe kriminale, të cilat siç deklaronte Nazeraj në gusht të vitit të kaluar, grupet e hetuara prej tij kishin mbështetje edhe nga politika.

“Kur të kthehem në Shqipëri, jam 100 për qind i vdekur”- i tha ai atëherë mediave holandeze. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...