Ish-ministrja kujton ceremoninë e nisjes së Major Tanushit në Letoni: “Do të mbetesh i paharruar në zemrën time!”

Ish-ministrja kujton ceremoninë e nisjes së Major Tanushit në Letoni: “Do të mbetesh i paharruar në zemrën time!”
Ish-Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka kujtuar majorin Klodian Tanushi, i cili ndërroi jetë mbrëmjen e së premtes, pas katër ditësh betejë me plagët e marra nga shpërthimi i një predhe.

Ajo ka publikuar në rrjetin social një foto të 14 qershor 2017, që përkon me ceremoninë e përcjelljes së kontingjentit të parë të EOD (Explosive Ordnance Disposal), në misionin operacional të NATO-s në kuadër të prezencës së përforcuar në Letoni.

"14 qershor 2017 - Ceremonia e përcjelljes së kontigjentit të parë në Letoni. Do të mbetesh i paharruar në zemrën dhe mendjen time!", shkruan Kodheli në rrjetin social.

Nëse fati do të ishte me të, Major Tanushi do të ishte në mbyllje të misionit të dytë në Letoni dhe pritej të kthehej në qershor.

Ai u nis drejt Letonisë më 20.12.2018, me kontingjentin II me mision në Operacionin Ushtarak të NATO-s në Riga, në përbërje të Grup-batalionit kanadez me detyrë Komandant i Kontingjentit shqiptar dhe përfaqësues i lartë ushtarak, me afat qëndrimi 6-mujor. /l.k./

 

loading...
loading...