Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha: Teatri dramë, i dramës reale të Kryeministrit!

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha: Teatri dramë, i dramës reale të Kryeministrit!
Pas daljes në një konferencë për mediat të kryeministrit Rama, ka reaguar edhe ish deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha. Ajo e quajti këtë dalje të Ramës një teatër dramë i dramës reale të tij, që kërkon më çdo kusht të tregohet vizionar, kur ka humbur realitetin dhe është përhumbur brenda vizionit të tij të shkurtër.

“Teatri dramë i dramës reale të kryeministrit! Çfarë drame të dëgjosh Kryeministrin me një zë që kërkon të të prekë, me një rol viktimizues, aq sa të duket sikur po ndjek një teatër monolog të një njeriu që kërkon të shfaqë një tjetër fytyrë nga ajo që është në të vërtetë!”, - thotë z.Gjosha.

Dhe shton: “Kjo është drama e tij me vetveten në momentet e fundit të kapjes pas pushtetit, pas karriges! Është ulërima e thellë brenda tij, në momentet që ka kuptuar se është vetëm, se qytetarët nuk mashtrohen dot më dhe se para tyre ai tashmë është ‘Mbreti Lakuriq”..

Për zonjën Gjosha, “dhuna e së shtunës kundrejt qytetarëve është hakmarrja ndaj dramës së tij personale në qeverisje. Është pikërisht ky shtet dhunues që tregon trishtimin dhe urrejtjen që kryeministri sot ka ndaj gjithë shoqërisë por edhe ndaj bashkëpunëtorëve të tij që sot e kanë lënë vetëm”. Dhe duke vijuar me daljen dje të Ramës, Gjosha thekson: “Dhe sot, ishte pikërisht kjo konferencë urgjente, që na shfaqi teatrin dramë të dramës reale që po përjeton vetë kryeministri”.

loading...
loading...