Inter, ikën Spalleti, Conte pranë zyrtarizimit

Inter, ikën Spalleti, Conte pranë zyrtarizimit
Luciano Spalleti, siç pritje,  nuk do të jetë më trajneri i Interit.

“Njoftojmë se Spaleti nuk mban më rolin e trajnerit të ekipit të parë. Klubi falënderon teknikun për rrugën e bërë së bashku”.

Ky ishte edhe ishte njoftimi zyrtar i zikaltërve.

Antonio Conte shihet si pasues i tij. Ai nuk është zyrtarizuar ende në krye të Inter, megjithatë ai ka nisur nga puna.

Mediat italiane raportojnë se Conte ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me zikaltrit me një pagë 9 milionë euro në sezon dhe detyra parësore për të është të kthejë qetësinë dhe disiplinën e hekurt në ambientin e klubit milanez.

loading...
loading...