Imazhe dhe mesazhe lamtumire! Seanca e fundit, deputetët e PS-së që dorëzojnë mandatet

Imazhe dhe mesazhe lamtumire! Seanca e fundit, deputetët e PS-së që dorëzojnë mandatet
Tre deputetë të PS-së zhvilluan dje seancën e fundit, për t’i dhënë lamtumirë Kuvendit të Shqipërisë.

Por numri i atyre që do të lënë Kuvendin për të garuar në zgjedhjet lokale pritet të jetë më i madh.

Të shtunën kryeministri Edi Rama bën publike emrat e 61 kandidatëve që do të garojnë për zgjedhjet lokale, nën siglën e PS-së.

Pjerin Ndreu në Lezhë, Ilir Xhakolli në Pogradec dhe Rakip Suli në Kamëz pozuan së bashku, pas seancës së fundit, për të nisur betejat e reja në zonat ku ata shpresojnë të fitojnë një mandat të ri, atë të kreut të Bashkisë.

Pritet që numri i deputetëve socialistë të jetë edhe më i madh, pasi në Durrës ku ende nuk është shpallur kandidatura besohet se do të kandidojë deputetja Klodian Spahiu, apo edhe në Dibër, ku është përfolur Ulsi Manja, madje ky i fundit ka pozuar me deputetët që i dhanë lamtumirë Kuvendit, megjithëse nuk është ende i konfirmuar.

“I uroj shumë suksese kolegëve tanë deputetë Pjerin Ndreu, Ilir Xhakolli dhe Rakip Suli, të cilët së shpejti do të kandidojnë për bashkitë që duam në Lezhë, Pogradec dhe Kamëz! Kam shumë besim që ata do të sjellin modele të reja drejtimi plot vizion dhe projekte që do ta përmirësojnë ndjeshëm jetën e qytetarëve”, ishte mesazhi i deputetes së qarkut të Elbasanit, Evis Kushi, për tre kolegët e saj të zyrtarizuar që dorëzojnë njëkohësisht edhe mandatet.