Icardi drejt rivalëve të betuar të Inter, menaxherët takim sekret në Londër

Icardi drejt rivalëve të betuar të Inter, menaxherët takim sekret në Londër
Teksa shihet gjithnjë e më larg Inter, duket se Juventusi kthehet te pista Icardi.

Mediat italiane kanë raportuar se menaxheri i merkatos të Juventusit, Fabio Paratici dhe drejtori i Interit, Piero Ausilio janë takuar në Londër për të diskutuar marrëveshjen e mundshme. Të dy drejtuesit ishin në kryeqytetin anglez me rastin e gjysmëfinales së Champions League midis Tottenham dhe Ajax për të monitoruar disa lojtarë.

Ende nuk ka një rrugë të mesme me Inter që kërkon të paktën 80 milionë euro, ndërsa Juventus nuk ofron më shumë se 60.

Risi në këtë operacion do të ishte përshirja e Paulo Dybala.

Sido që të jetë, ka interes dhe baza për një negocim: çështjet teknike, ekonomike dhe personale. Të gjitha këtë të çojnë në një largim të mundshme të Icardi nga Interi, por nuk ka gjasa që takimi në Londër mund të ketë qenë ai vendimtar.

/f.ç/Albanian Free Press Online/