Ia bënë makinën “shoshë” me plumba, flet shënjestra e atentatit: I njoh autorët, s’më kishin shlyer borxhin

Ia bënë makinën “shoshë” me plumba, flet shënjestra e atentatit: I njoh autorët, s’më kishin shlyer borxhin
Romario Alliaj, makina e të cilit u bë “shoshë” me plumba ndërsa udhëtonte dy ditë më parë nga Vlora në Elbasan, tregon për News 24, atë çfarë ndodhi pranë urës së Mifolit ku i ishte ngritur pritë.

33 -vjeçari deklaron se gjithçka u realizua pas një bisede telefonike të bërë një ditë më parë me disa persona për një borxh.

Ai thotë se kishte hyrë ndërmjetës tek një miku i tij për borxhin që nuk ishte kthyer dhe një ditë para atentatit i kishte marrë në telefon dhe iu kishte bërë presion për të kthyer paratë.

Romario thotë se makina që e ndoqi ishte një mjet tip ‘BMW’ gri e errët

“Isha nisur për në Elbasan. Fillimisht më qëlluan nga ana e shoferit, 2 plumba kapën makinën. Më pas unë kalova nga ana e pasagjerit dhe makina nisi të ngadalësonte. Makina e autorëve kaloi paralel me mua dhe më qëlluan në breshëri. Pastaj sa e shkrepi të gjithë në makinë erdhën plumbat, mbi 20 plumba nga dera e shoferit. Shpëtova se ndaloi një kamion dhe autorët ikën”, rrëfen 33-vjeçari.

Ai thotë se ishin tre persona në makinën nga ku u qëlluar, dy që ndodheshin në vendet e para dhe një përpara, të tre me maska.

“Vetëm ai pas ka qëlluar. Makina ishte me targa franceze pas, para nuk i kishte targat. S’kam besim as tek policia dhe as tek njeri fare. Ky ishte muhabet shoqëror, ishte në rrjet shoqëror. Unë me ta kam ngrënë e kam pirë. Unë i zgjidh vetë problemet e mia. Policia është deri ku i takon. Nuk kam besim fare as tek kjo që kam veshur. Edhe atë e kisha shok të ngushtë, kisha shumë besim por erdhi për të më vrarë. S’kam besim fare as tek policia, as tek askush. Janë çështje që i zgjidh vetë. Nuk më hyn fare në punë policia”, deklaron Mario Alliaj.

Foto Google

loading...
loading...