I akuzuar për përdhunim dhe sulme në të gjithë Anglinë, si u arrestua i kërkuari me ndihmën e taksistit

I akuzuar për përdhunim dhe sulme në të gjithë Anglinë, si u arrestua i kërkuari me ndihmën e taksistit
I dyshuari për përdhunim, i arrestuar në orët e para të mëngjesit ka qenë i lidhur me nëntë sulme të tjera brenda vendit duke përfshirë sulmet kundër një djali 11-vjeçar dhe një gruaje, 71 vjeç.

I shpallur në kërkim, Jozef McCann, 34 vjeç, u gjurmua nga policia pas një aksioni 6 orësh që filloi kur dyshohet se detyroi dy adoleshentë të futeshin në një makinë në Congleton, Cheshire.

Një shofer taksie që mori McCann rreth orës 20.30 tha se e pikasi të kërkuarin dhe e çoi atë drejt policisë, duke injoruar udhëzimet e udhëtarit.

Shoferi, i cili dëshiron të mbetet anonim, tha: "E kuptova nga mënyra se si po vepronte dhe duke thënë gjëra pa lidhje.

"Ai e fshehu fytyrën dhe u hodh poshtë dhe më tha:" Çfarëdo që të ndodhë, mos shkoni poshtë A34 ".

Shoferi i guximshëm vendosi të merrte rrugën me shpresën për të gjetur policë dhe i la dritat e tij të rrezikut ndezur.

Ai tha:

"Më tej në rrugë, pashë një oficer policie duke folur me një anëtar tjetër të publikut në anën e rrugës, kështu që i fola.

Fillimisht ai më sulmoi ndërkohë që oficeri u hodh në makinë.

Pas përleshjes ai ia mbathi drejt një fushe anës rrugës ku më pas i bllokuam rrugën.

Pasi u arrestua në orët e hershme, Policia Metropolitane ka filluar marrjen në pyetje të McCann në lidhje me veprat e tjera kundër Anglisë, përfshirë përdhunimin e një gruaje 71-vjeçare dhe një djali 11-vjeçar.

“Mes të dielave, 21 prill dhe të shtunës, 5 maj, McCann dyshohet të ketë qenë i përfshirë në një numër sulmesh në pjesë të ndryshme të vendit.Unë mund të konfirmoj se ai tani është duke u hetuar për shkeljet e kryera në Cheshire, Manchester dhe Lancashire përveç Londrës dhe Hertfordshire.

Detektivët vazhdojnë të udhëheqin në këtë hetim dhe po punojnë shumë ngushtë me homologët e policisë ku ai dyshohet se ka kryer vepra të mëtejshme. Këto vepra do të hetohen së bashku.

Në këtë fazë të hershme, besohet të ketë nëntë viktima të mëtejshme pas sulmeve në Hertfordshire dhe Londër” tha një zyrtare e policisë.

/f.ç/Albanian Free Press Online/