Humbja e Major Tanushit, Presidenti Meta: U prehsh në paqen e përjetshme heroi ynë

Humbja e Major Tanushit, Presidenti Meta: U prehsh në paqen e përjetshme heroi ynë
Pas lajmit për humbjen e efektivit të FA, Klodian Tanushi, i plagosur në Letoni gjatë misionit të NATO-s, Presidenti Meta ka reaguar përmes një mesazhi ngushëllimi.

“I tronditur nga lajmi i hidhur i ndarjes nga jeta të Komandantit të Kontingjentit ushtarak shqiptar në misionin e NATO në Letoni, major Klodian Tanushi.

Në këto momente shumë të vështira për familjen Tanushi, me zemër jam pranë bashkëshortes dhe tri fëmijëve të tij, duke u shprehur ngushëllimet më të sinqerta! U prehsh në paqen e përjetshme heroi ynë!”, shkruan Presidenti Meta.

Major Klodian Tanushi u plagos pas shpërthimit të predhës që po demontohej, ngjarje ku humbi jetën edhe Nëntetarja Zarife Hasanaj. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...