Humbja e dy efektivëve të Ushtrisë Shqiptare në Letoni, mesazh ngushëllimi nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes

Humbja e dy efektivëve të Ushtrisë Shqiptare në Letoni, mesazh ngushëllimi nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Patrick Shanahan i ka dërguar  mesazh ngushëllues Ministrisë së Mbrojtjes për humbjen e jetës së dy efektivëve të FA, Zarife Hasanaj dhe Klodian Tanushi.

“Pranoni ngushëllimet e mia të thella për vdekjen tragjike të Nëntetare Hasanajt dhe Major Tanushit. Mbajmë zi për humbjen e tyre dhe ndajmë dhimbjen me Shqipërinë. Humbja e tyre është një kujtesë e dhimbshme për  rrezikun me të cilin përballen ushtarët tanë ndërsa mbrojnë lirinë”, thuhet në mesazhin e Sekretarit amerikan i Mbrojtjes, Patrick Shanahan.

Shanahan ngushëllon familjet Hasanaj dhe Tanushi për humbjen e të dashurve të tyre dhe i uron shërim të shpejtë Rreshter Kapajt. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...