Homazhe dhe ceremoni shtetërore për nëntetaren Zarife Hasanaj, do të përjetësohet në Varrezat e Dëshmorëve

Homazhe dhe ceremoni shtetërore për nëntetaren Zarife Hasanaj, do të përjetësohet në Varrezat e Dëshmorëve
Të premten në Pallatin e Koncerteve do të zhvillohen homazhet në nderim të nëntetares Zarife Hasanaj, e cila humbi jetën mëngjesin e 6 majit pas shpërthimit të një predhe teksa misioni ku bënte pjesë ushtarakja po demontonte municione në bazën e NATO-s në Letoni.

Protokolli i Ceremonisë për nder të saj parashikon mbajtjen e homazheve nga ora 10:00 deri në 11:30.

Më pas në orën 12:00 do të vijojë ceremonia shtetërore dhe në orën 13:00 përcjellja për në varrezat e “Dëshmorëve të Kombit” ku edhe do të prehet në përjetësi nëntetarja.

Në ngjarjen e Letonisë mbeti i plagosur rëndë komandanti i kontingjentit, major Klodian Tanushi dhe mori dëmtime më të lehta rreshter Julian Kapaj, efektivë të FA, pjesë e grupit xhenier për demontimin e municioneve luftarake, në misionin e NATO-s në Letoni. /l.k./

Foto Google