Holanda: Negociatat, i takon KE-së që të bëjë vlerësimin për Shqipërinë

Holanda: Negociatat, i takon KE-së që të bëjë vlerësimin për Shqipërinë
“Inkurajoj vijimin e dialogut, duke pasur parasysh vendim-marrjen për hapjen e negociatave dhe diskutimet tona në parlament kanë qenë shumë pozitive. Do të presim vlerësimin e Komisionit Europian për Shqipërinë, në mënyrë që më pas të vendosim mbi çështjen e hapjes se negociatave për anëtarësim”, u shpreh dje deputeti holandez, Van Haaster, i cili ndodhet për një vizitë në Tiranë si raporter për Ballkanin Perëndimor.

Kurse lidhur me mundësinë e rikthimit të vizave, ai tha se kjo është një çështje, e cila do të diskutohet në Holandë në kohën kur deputetët e Kuvendit të Shqipërisë do të jenë për vizitë atje.