Historia prekëse e çiftit të ri, binjakët lindin me leuçemi, nëna 20-vjeçare apel për ndihmë

Historia prekëse e çiftit të ri, binjakët lindin me leuçemi, nëna 20-vjeçare apel për ndihmë
Ishte vetëm 20 vjeç kur lindi e lumtur dy binjakët e saj në dhjetor. Por kjo gjë nuk zgjati shumë për Nicolë kur zbuloi se dy foshnjet e saja u diagnostikuan me leuçemi.

Historia e rëndë vjen nga Leeds, në Angli.

Nëna Nicole Duhaney dhe babai Nile Liburd, duke folur për mediat vendase thonë se janë të shkatërruar, por se pavarësish kësaj po luftojnë për të vegjlit e tyre.

Dy vogëlushët Emre dhe Elia, i janë nënshtruar kimioterapive dhe vijojnë që të kapen fort pas jetës.

Mjekët nuk e kuptuan menjëherë situatën e tyre, deri kur në muajin prill erdhi diagnoza tragjike. “Nuk arrija që ti qetësoja fëmijët pasi vetëm qanin dhe aty kuptova se kishte diçka që nuk shkonte.

Në spital na trajtuan mirë dhe kimioterapia po funksionon. Nuk mund të them se nuk kam frikë, por na kanë dhënë një fije shprese dhe duhet të luftojë për fëmijët e mi. Kërkoj ndihmë për të mbuluar shpenzimet mjekësore”, thotë 20-vjeçarja.

Çifti dhe fëmijët e tyre duhet të kalojnë edhe gjashtë javë të tjera në spital. Ndërkohë miqtë e tyre kanë nisur një fushatë online për mbledhje fondesh në Gofundme, në mënyrë që t’iu vijnë në ndihmë.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

loading...
loading...