HISTORI TRAGJIKE/ E braktis i dashuri, vajza pi helmin dhe vdes në taksi. Policia fsheh ngjarjen

HISTORI TRAGJIKE/ E braktis i dashuri, vajza pi helmin dhe vdes në taksi. Policia fsheh ngjarjen
Një vajzë e re ka vrarë veten në Tiranë, pasi është braktisur nga i dashuri.

“Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Tiranë tre ditë më parë, por policia e ka mbajtur të fshehur”, raporton BalkanWeb.

Alma Gj. Ka bërëv tentativën e fundit për të rivendosur raportin me të dashurin dhe ka shkuar në shtëpinë e tij.

Por djali i ka konfirmuar se lidhja e tyre kishte marrë fund.

Në gjendje të rënduar psikologjike, vajza ka vendosur të ndërmarrë aktin ekstrem.

“Pasi ka konsumuar helmin ajo ka marrë një taksi në rrugën e Qeqit për t’u drejtuar në shtëpinë së saj, aty ku nuk mundi të mbërrinte e gjallë”, raporton media.

Alma Gj. ka ndërruar jetë në taksi, ndërsa ka qenë e kotë çdo përpjekje për t’i shpëtuar jetën. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google