Helmohen 30 persona brenda ditës në Bulqizë, mjekët zbulojnë shkakun

Helmohen 30 persona brenda ditës në Bulqizë, mjekët zbulojnë shkakun
Rreth 30 persona janë paraqitur në Urgjencën e Spitalit të Bulqizës në harkun kohor të 24 orëve, për të kërkuar ndihmë mjekësore.

Burime nga spitali thonë se fluksi i pacientëve me shenja helmimi vjen nga lagjja e vjetër e qytetit të Bulqizës.

Mjekët thonë se intoksikimi dyshohet të jetë shkaktuar nga uji i pijshëm.

/f.ç/Albanian Free Press Online/