Guximi i Manjolës

Guximi i Manjolës
Shumë stilistë e ikona të modës mund t’jua thonë. Të veshësh një fustan lëkure me shkëlqim, fund e krye, është shumë po shumë e rrezikshme. Çdo pjesë e trupit është në evidencë të plotë dhe një mbipeshë sado e vogël bëhet e dukshme. Pra shkurt, kërkon linja perfekte. E kjo shtohet kur fustani është edhe i kuq flakë. Por për këto as që pyet Manjola Nallbani. Ajo ka shkëlqyer në performancën e saj në televizion, me këtë fustan të kuq me të cilin duket pa asnjë të metë. E duke qenë se këngëtarja e njohur në datë 16 do të ketë recitalin e saj, kjo është një paraprirje e mirë.