GRABITJA E RINASIT/ Zbardhet shuma që u rrëmbye në shkallët e avionit, nuk ishin 10 milionë euro por...

GRABITJA E RINASIT/ Zbardhet shuma që u rrëmbye në shkallët e avionit, nuk ishin 10 milionë euro por...
Shuma e parave të grabitura pasditen e 9 prillit në shkallët e një avioni pasagjerësh në aeroportin e Rinasit nuk ishte 3 milionë euro, sikurse u deklarua në fillim dhe as 10 milionë, sikurse u tha të nesërmen.

“Shuma është zbardhur nga deklaratat e tre bankave të nivelit të dytë, të cilave u përkisnin paratë e grabitura”, raporton BW.

Në deklaratat e tyre në Prokurorinë për Krimet e Rënda, bankat thonë se iu janë grabitur, te trejave bashkë, rreth 6 milionë euro.

Menjëherë pas grabitjes, në rrethana ende të pazbardhura, është vrarë një nga anëtarët e bandës, Admir Murataj, i cili thuhet se u qëllua në përplasje me policinë.

Paratë e grabitura ende nuk janë gjetur, ndonëse janë arrestuar gjashtë të dyshuar si pjesëmarrës ose bashkëpunëtorë në grabitje. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google