GRABITJA E RINASIT/ Ekspertiza zbardh distancën nga u qëllua Admir Murataj, shtohet mjegulla për misterin: Kush e vrau?

GRABITJA E RINASIT/ Ekspertiza zbardh distancën nga u qëllua Admir Murataj, shtohet mjegulla për misterin: Kush e vrau?
Shtohen edhe më shumë misteret rreth vrasjes së Admir Muratajt, një prej grabitësve të 9 Prillit në Rinas.

"Nga burime bëhet me dije se Murataj u qëllua nga një distancë jo më shumë se 15 metra. Ky është konkluzioni i ekspertëve të Mjekësisë Ligjore. Duke marrë parasysh se përplasja me armë, e dyshuar mes efektivëve dhe grabitësve, ka qenë në një distancë të konsiderueshme, dyshimet janë se Murataj mund të jetë vrarë dhe nga miqtë e tij", raporton Faxweb.

Akti i ekspertimit i është dorëzuar Prokurorisë për Krime të Rënda të cilët po kryejnë hetimet për mega grabitjen në pistën e Rinasit mesditën e 9 prillit.

Në dokument thuhet se predha në kokën e Muratajt është tejshpuese me vrimë hyrje në lobin temporal të majtë dhe dalje mbi nofullën e djathtë. Megjithatë nuk është përcaktuar lloji i armës së zjarrit me të cilën u qëllua 44-vjeçari.

Për këtë, Prokuroria mbetet në pritje të ekspertizës balistike. Për momentin maska që mbante Murataj në koke mbahet në laboratorin kriminalistik.

Ndërkohë, për policët që morën pjesë në aksion, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka regjistruar një procedim penal për vrasje. 10 ditë më parë, familjarët dorëzuan padinë, duke hedhur dyshime për vrasje me dashje e duke kërkuar hetime për të zbuluar vrasësit e Muratajt.

loading...
loading...