Grabisnin karburante, shtëpi dhe makina, zbulohet si dhe kur shqiptarët kryenin plaçkitjet

Grabisnin karburante, shtëpi dhe makina, zbulohet si dhe kur shqiptarët kryenin plaçkitjet
Policia greke ka goditur një bandë shqiptarësh që grabisnin pikat e karburanteve, parkingjet dhe shtëpitë private.

Gjashtë shqiptarët ranë në pranga pas një aksioni të policisë në Athinë, Kesariani, Nea Ionia, Acharnes dhe Artemisa.

Ata janë të moshës midis 22 dhe 41 vjeç dhe sipas policisë greke kanë kryer më shumë se 9 grabitje në këto zona.

Sipas policisë greke shqiptarët vepronin në grupe të vogla 2 dhe 5 persona që i ndërronin sipas rastit.

Preja e tyre e pëlqyer ishte orët e para të mëngjesit, kur zgjidhnin të grabisnin objektivë që lëviznin në këmbë.

Ata i kërcënonin viktimat me armë zjarri por edhe pajisje të tjera si thika.

Te qytetarët merrnin kryesisht sendet personale ndërsa në pikat e karburanteve paratë.

Preja e tyre ishin edhe makinat duke përdorur çelësa që ua kishin marrë viktimave të tyre nëpërmjet kërcënimit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat ku jetoni shqiptarët u gjetën disa armë dhe mbi 1 kg drogë e llojit kanabist

Një 31 vjeçar shqiptar i arrestuar, rezulton të ketë 5 dënime ku është dënuar me dhjetëra vjet burgim për vrasje të qëllimshme, grabitje, vjedhje me armë, për drogë, etj. Gjithashtu, edhe një 30 vjeçar rezultonte në kërkim për një sërë veprash penale. /l.k./

Marrë nga newsit.gr

 

loading...
loading...