Gjykata la në burg 20 protestues, reagon LSI: “Dëshmon dhunën shtetërore të komanduar nga Edi Rama”

Gjykata la në burg 20 protestues, reagon LSI: “Dëshmon dhunën shtetërore të komanduar nga Edi Rama”
Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar ndaj vendimeve të sotme të gjykatës që la në burg 20 protestues.

Në një njoftim për shtyp. LSI, deklaron: “Mbajtja në burg e protestuesve të opozitës, është një akt tjetër më shumë që dëshmon dhunën shtetërore të komanduar nga Edi Rama, i cili i trembur nga frika e revoltës popullore, po përdor edhe drejtësinë njësoj siç bën me policinë, me shpresë se do të mund të ndalë uraganin e protestës qytetare.  Nga ana tjetër, është dëshmia e radhës e vendimeve të një drejtësie politike, që e vënë e gjitha nën thundrën e një pushteti të ngritur mbi krimin elektoral dhe që mbahet ende prej krimit të organizuar, po i shërben Edi Ramës me shpresë  se ky do të mund ta shpëtojë vetingut!

Mirëpo, ashtu sikundër as bombat me gazlotsjellës e paralizues, ashtu sikundër as dhuna e shkopinjve të gomës se policëve shërbëtorë të krimit e jo të ligjit, edhe vendimet politike të gjykatësve shërbëtorë të krimit e korrupsionit, nuk e trembin dhe as e ndalin dot shpirtin e revoltës dhe vendosmërinë e protestës qytetare, e cila do të përmbushë misionin e vet me largimin nga pushteti të Kryeministrit peng të krimit, që për interesat e pushtetit të vet, po mban peng të ardhmen europiane të Shqipërisë!” /l.k./

Foto Google

loading...
loading...