Gjirokastër/ Basha: Do t’i japim fund emigracionit të të rinjve

Gjirokastër/ Basha: Do t’i japim fund emigracionit të të rinjve
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga Gjirokastra deklaroi se do i jepet fund emigracionit të të rinjve.

Basha tha se Gjirokastra sot përbën zonën ku emigracioni ka marrë hov më tepër se kudo e se kjo do marrë fund njëherë e mirë.

“Do i japim fund braktisjes së vendit dhe rinia do të ketë mundësi për të krijuar të ardhmen në vendin tonë kaq të bukur. Demokratët janë të vendosur të mbrojnë pronën dhe dinjitetin e çdo shqiptari”, deklaroi Basha. /l.k./

Foto Google