Ftesa e opozitës për mallakastriotët: Derdhuni në Tiranë me 11 maj për ta rrëzuar Shqipërinë e frikës

Ftesa e opozitës për mallakastriotët: Derdhuni në Tiranë me 11 maj për ta rrëzuar Shqipërinë e frikës
Gjatë fjalës së tij para popullit të Mallakastrës, kreu i PD-së Lulzim Basha iu kërkoi të derdhen në Tiranë më 11 maj për ta rrëzuar Shqipërinë e frikës dhe për ta lartësuar Shqipërinë e shpresës.

“Zotër të fateve tuaja, zotër në shtëpinë tuaj. Kjo është beteja jonë. Ne do ti japim fund zgjedhje me krimin që pjellin qeveri me krimin dhe për krimin. Parlamenti dhe qeveria e ardhshme do ta keni fatin të lidhur me qytetarët. Nuk do ta kenë fatin të lidhur me Beso që i pinë naftën këtij vendi. Një kryeministër dhe 10 miq të tij kriminelë nuk mund t’ju mbajnë peng.

Derdhuni në Tiranë më 11 maj për ta rrëzuar Shqipërinë e frikës dhe për ta lartësuar Shqipërinë e shpresës”, tha Basha gjatë fjalës së tij. /l.k./

Foto Google