Frika nga protestat dhe afatet, KQZ-ja improvizohet në magazina dhe regjistron kandidatët e zgjedhjeve në Lundër

Frika nga protestat dhe afatet, KQZ-ja improvizohet në magazina dhe regjistron kandidatët e zgjedhjeve në Lundër
Regjistrimet e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 30 qershorit po bëhen në magazinën e materialeve zgjedhore në Lundër.

Në mesditë policia kishte marrë në mbrojtje godinën e KQZ për të ndaluar ndonjë skenar të mundshëm nga opozita sot kur skadonte dhe afati i regjistrimit të kandidatëve për kryetar bashkie dhe kandidatëve për këshillin bashkiak, pasi subjektet politike që do të garojnë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit do të kenë afat për tu regjistruar deri në orën 12 në mesnatë.

Për të kapur afatin e regjistrimit KQZ u zhvendos tek magazinat në Lundër. Lajmi bëhet publik nga nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba, përmes një postimi në rrjetin social, të cilin e shoqëron edhe me një foto.

“Ne ambientet e përpunimit te materialeve zgjedhore ne Lundër, punonjësit e KQZ vijojnë ne krye te detyrës të regjistrojnë kandidatet per zgjedhjet lokale te 30 qershorit. Korrekte dhe ne zbatim te ligjit!”, shkruan Biba. /l.k./

loading...
loading...